Përbërësit
4 copa mish viçi
1 grusht kumbulla të thata
1 qepë e njomë (prerë hollë)
2 lugë gjelle salcë domatesh
3 gjethe dafine
4 lugë gjelle uthull
2 thelpinj hudhër
1 gotë ujë
pak arrëmyshk
kripë
piper
Përgatitja
1
Në një enë vendosim mishin, sipër i shtojmë uthullën dhe gjethet e dafinës. I trazoni mirë dhe vendoseni në frigorifer për 2 orë.
2
Më pas në një tigan me vaj ulliri, skuqni mirë mishin. Shtoni hudhrat e grirë imët, pak kripë dhe piper. Shtoni salcën e domateve, marinatën,ujin dhe arrën e moskatit. I lini të ziejnë.
3
Ndërkohë në një tigan tjetër, shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni qepën e njomë. Pasi qepa të jetë zbutur shtoni mishin që skuqëm pak më parë, kumbullat e thata dhe 1 gotë ujë.
4
Trazoni mirë dhe i lini për rreth 10 minuta. Në fund i hiqni nga zjarri dhe i shërbeni të ngrohtë. Çomleku është gati për tu shijuar!