Çfarë mund të bëjë hudhra për ju?

Hudhra është e njohur për shumë veti e njëra prej tyre është forcimi i sistemit imunitar. Ndërrimi i stinëve është një ndër periudhat më të “rrezikshme” sepse koha të “gënjen” dhe duke menduar se me ardhjen e muajve të pranverës, pranvera erdhi vërtetë ju harroni që nuk është edhe aq ngrohtë. Moti ngrohet gradualisht ndaj nuk duhet të biem pre e diellit që shkëlqen në qiell.

Pija që nuk duhet të ndani këtë periudhë është çaji dhe gjëja më e mirë që mund të bëni është të shtoni pak hudhër të grirë. Shtoni disa pika mjaltë ose limon nëse vetëm hudhra është shumë e fortë për ju. Kjo mund të parandalojë dhe të luftojë virozat e stinës.

Hudhra mund të reduktojë presionin e gjakut.

Studimet kanë treguar se duke përfshirë një dozë të lartë të hudhrës në dietën tuaj ushqimore, kjo ndihmon në uljen e niveleve të larta të gjakut (hipertension).

Hudhra gjithashtu ul nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ndihmon për të luftuar sëmundjen Alzhemier duke mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi falë antioksidantëve anti-plakje.