Ngjyra e bardhë zakonisht dëbon rrezet e diellit dhe preferohet që të vishet ë shpesh gjatë stinës së verës.
Pëlhurat e lehta, linoja, pambuku preferohen më së shumti, por si një medalje me dy anë dhe e bardha e ka një “defekt”, bëhet shumë shpejt pis.
Sekreti i rrobave borë të bardha nuk qëndron te pluhuri larës, por te përbërësit e mëposhtëm natyralë, transmeton kp.
Shtoni lëng limoni në larje e rrobave me dorë
Duke shtuar një filxhan lëng limoni në ujin e nxehtë ju do të arrini të keni rroba në mënyrë të përsosur të bardha. E mira është t’i lini për disa orë dhe pas shpëlarjes t’i thani në diell.
Shto uthull të bardhë në lavatriçe
Thjesht hidhni në një filxhan uthull të bardhë të distiluar në ciklin e shpëlarjes së rrobave tuaja dhe rrobat e bardha do të shkëlqejnë. Kini kujdes që në lavatriçe të keni vetëm rroba në këtë ngjyrë.
Sodë buke
Kjo metodë aplikohet përpara se rrobat të lahen në lavatriçe. Në një legen hidhni ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar rrobat e bardha dhe shtoni sodë buke (rreth një gotë, ose në varëse të ujit në legen). Lini rrobat për disa orë dhe më pas lajini në lavatriçe.
Provoni peroksid hidrogjeni
Peroksidi i hidrogjenit ka aftësinë të heqë njollat e ndryshme nga rrobat e bardha si asnjë detergjent tjetër. Shto një gotë peroksid në larjen e fundit dhe nuk do të keni nevojë për asgjë tjetër.