Sipas “Society for erenal microbiology” nëse bakteret gjejnë kushtet e përshtatshme si lagështir e ngrohtësi, ato kanë aftësinë të shumohen . Sipas disa hulumtimeve cepat më të papastër duket se ndodhen në kuzhinë ndonëse kuzhina është vendi ku gatuajmë dhe si i tillë është ambient ku pastëria dhe higjiena duhet të jenë në nivelet më të larta.
Sipas ekspertëve rreth 75% e sfungjerëve të enëve përmbajnë bakterie si salmonella, eschericia coli etj. Gjithashtu bakterie mund të përmbajnë edhe: dërrasat e prerjes, ekspresi i kafesë, frigoriferi (kryesisht pjesa e ushqimeve të pagatuara dhe perimeve apo frutave të palara), lavamani. Bakteriet shumohen gjithashtu në këto vende edhe me tepër se në banjo. Këtu përfshihen: doreza e frigoriferit, e mikrovalës, sobës, celësat e dritave në banjo etj.
Frika më e madhe ka të bëjë me manipulimin e ushqimeve dhe si rrjedhojë me hëlmimin i cili shkaktohet nga prezanca e mikroorganizmave përcjellës të sëmundjeve. Kanalet kryesore nëpërmjet të cilave përhapen mikroorganizmat janë njeriu dhe fakshët e prekur, uji ose ajri i ndotur ose që ka rënë në kontakt me këto ushqime të prishura. Pastrimi i pajisjeve dhe suprinës ka si qëllim kryesor të eliminojë mbetjet e ushqimit duke lejuar një dizinfektim më të mirë. Klori është baza ë të gjithë detersivave që përdorim për të pastruar ambientet ku gatohet duke parë që është pak i rrezikshmë dhe i lehtë në përdorim. Ndonëse detersivët për shtepinë na ndihmojmë që të mbajmë ambientin e pastër ka disa rregulla të cilat duhet t’I ndjekim në mënyrë që higjiena të jetë maksimale.
Këshilla e parë është larja e duarve me ujë e sapun sa herë biem në kontakt me objekte apo ushqime te rrëzikshme. Ekziston në fakt një lidhje midis ushqimit dhe duarve: sa herë që jemi në kontakt me një objekt të pisët, duar tona bëhen trasportues të miliona bakterieve që mund të kalojnë në ushqime.
Është e rëndësishme:
– Larja e suprinës, pajisjeve, tasave, pjatave në mënyrë që të reduktojmë bakteriet
– Larja e kuzhinës një herë në ditë
– Ndërrimi i leckave të kuzhinës të cilat duke qënë të njoma mund të jenë vatër bakteresh
– Ndarja e pajisjeve të gatimit për ushqimet e gatuara në mënyra të ndryshme apo ndaj atyrë jo të gatuara
– Makina e larjes së pjatave të përdoret sipër 50°C në mënyrë që të eliminojë bakteriet
– Pastrimi i frigoriferit një herë nën muaj me nje temperaturë nën 5°C.