Burani me spinaq per 10 minuta

Një recetë tradicionale dhe e shëndetshme. Piperi dhe kopra ia shtojnë shijen spinaqit dhe orizit dhe ata që do ta shijojnë do të mbeten të kënaqur.

Përbërësit

1 kg spinaq
1 filxhan kafeje oriz
5 lugë gjelle vaj
1 kokërr qepë
2 lugë gjelle salcë domatesh
kripë
piper
kopër

Përgatitja
1
Pastroni spinaqin, lajeni dhe përvëlojeni në ujë të valuar me kripë për 1-2 minuta.
2
Zieni orizin derisa të jetë gjysmë i gatshëm, pastaj i hidhni spinaqin e përvëluar.
3
Skuqni veçmas qepën derisa të marrë ngjyrë ari, shtoni salcën e domateve dhe piper. Skuqeni dhe pak dhe hidheni në spinaqin me oriz.
4
Të gjitha së bashku ziejini 10 minuta derisa orizi të jetë gati.
5
Në fund mund t’i hidhet kopër ose nenexhik.