Përbërësit
1 kg spinaq
1 filxhan kafeje oriz
5 lugë gjelle vaj
1 kokërr qepë
2 lugë gjelle salcë domatesh
kripë
piper
kopër
Përgatitja
Pastroni spinaqin, lajeni dhe përvëlojeni në ujë të valuar me kripë për 1-2 minuta.Zieni orizin derisa të jetë gjysmë i gatshëm, pastaj i hidhni spinaqin e përvëluar.Skuqni veçmas qepën derisa të marrë ngjyrë ari, shtoni salcën e domateve dhe piper. Skuqeni dhe pak dhe hidheni në spinaqin me oriz.Të gjitha së bashku ziejini 10 minuta derisa orizi të jetë gati.Në fund mund t’i hidhet kopër ose nenexhik.