Bujtina e njohur vidhte energji elektrike. OSHE padit gjashte biznese

Vidhnin energji elektrike, OSHEE padit 6 biznese në Shkodër, kryesisht “bujtina”*

OSSH Shkodër ka kryer një aksion blic në zonën e Thethit, me fokus bizneset e zonës, duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në zonë.
Nga kontrollet e ushtruara, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë.
Një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin.
OSSH ka intensifikuar kontrollet në sistemin e matjes së energjisë elektrike, me qëllim zbulimin e keqbërësëve me rrjetin, duke mos toleruar askënd, pavarësisht llojit të aktivitetit.
Të gjitha rastet e proceduara në prezencë të policisë i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente.
OSHEE Group i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e cel: 069 414 1001 whatsapp/viber