Bledi Mane kundër Armina Mevlanit! Publikon faturat doganore: Ky është pastrim i ndyrë parash (FOTO)

Gazetari Bledi Mane ka bërë një denoncim në faqen e tij në Facebook adresuar blogeres Armina Mevlani, e njohur për lidhjen e saj me djalin e ish kryeministrit Berisha.Ai ka publikuar faturat doganore që tregojnë furnizimin e butikut të saj, i cili nuk justifikon kostot e larta në krahasim me fitimin.Mane shkruan se Arminës i duhet të paguajë 3800 euro në muaj, ndërkohë që fitimet nuk mbulojnë kostot e larta.

Postimi i Plotë

MOS MA PËRGJONI ARMINA MEVLANIN!
Nga Bledi Mane-Public Enemy
Dyqani i saj Delirium me sipërfaqe 250 metra katrorë është hapur qysh para 7 viteve. Ndodhet në mes të lagjes ekskluzive të Bllokut dhe çdo muaj, Armina, dashnorja e supozuar e djalit të Sali Berishēs paguan 3800 euro qira ambienti.
E përsërisim, 3800 euro në muaj, 45600 euro në vit qira edhe pse nuk i shkel asnjë frymor në butik, pretendon se ka goxha punë…
Vetëm manekinët i vesh me rroba firmato dhe sa për ilustrim, 6 muajt e dytë të vitit 2018 ka bërë vetëm një furnizim. Fatura doganore e mëposhtme tregon se ka sjellë nga Austria vetëm 3 pulovra për femra.
Ky nuk është pastrim lekësh, ky është pastrim i ndyrë lekësh që nuk justifikon as xhirron ditore, as qiranë mujore dhe as dashurinë hipokrite bashkëshortore.
Sali, o Sali të gjeti belaja në pleqëri!

Leave a Reply