E ftuar në natën finale në emisionin për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan”, ishte dhe këngëtarja që famën e mori me ritme të shpejta dhe tashmë po korr sukses ndërkombëtar, Arilena Ara.
Këngëtarja në një bisedë të lirshme me fëmijët, ka marrë propozimin më spontan nga Deoni, i cili i kërkon të martohen bashkë.
Por, në këtë episode me të qeshura kuptuam edhe mbi jetën private të Arilenës, që mesa duket ka vendosur ta mbaj intime dhe të mos flasi shumë.
Alketa Vejsiu e ka pyetur troç Arilenën nëse pranon aplikime për të dashur por Arilena j aka prerë shkurt duke lënë të nënkuptohet që është e zënë.
“Jo, është full, nuk pranojmë aplikime për të dashur, aplikimet janë mbyllur”,– është shprehur këngëtarja.
.