Arian Çani surprizon me pamjen në emision: 11 orë pa ujë e drita

Moderatori i njohur Arian Çani, në hapje të emisionit “Zonë e Lirë”, u shfaq ndryshe nga herë e tjera.

Çani këtë herë mbante mjekër, e për këtë ai tregoi edhe arsyen.

Pas një batute në studio ku “Dj Cherri” i dha një këshillë: “Mos e kruj me gjermonin”, Çani u përgjigj:

“Po po, mos u kruj me gjermonin sepse mund të të ndodhë si mua, 11 orë pa ujë pa drita. Mund të mbetesh edhe pa rruar, siç mbeta unë. Kërkoj ndjesë të gjithëve ju që nuk e keni qejf mjekrën, por kështu është kur mbetesh 11 orë pa ujë pa drita”, – tha Çani.

(B.B/ Dosja.al)

Leave a Reply