Aleksandër Varfaj, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka zbuluar sot se është në një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga aktorja e humorit. Lajmin e bëri të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjete sociale.
Në foton e publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Aleksandri shfaqet i buzëqeshur, teksa një vajzë me flokë në ngjyrë kaf, i dhuron një puthje në qafë. Ai nuk e ka zbuluar identitetin e partneres ende, por me anë të këtij postimi ka treguar se kapitulli i Rudina Dembacajt është mbyllur një herë e mirë.
Ish-çifti janë prindër të një vajze, e cila quhet Viktoria. Ajo është e vetmja arsye pse dyshja vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, para dy ditësh, Rudina Dembacaj zbuloi se po planifikon të martohet me një ceremoni të vogël në kishë brenda këtij viti me bashkëshortin e saj, Mark Frroku.
Moderatorja zbuloi edhe nëse ish-bashkëshorti do të jetë një ndër të ftuarit në festën që do të organizojë, teksa tha:
“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera.
Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë. Kemi të bëjmë me Markun, i cili dO donte shumë në fakt, pavarësisht se unë nuk jam akoma gati, sepse do doja ceremoninë në kishë dhe pas ceremonisë në kishë, unë dua të bëhem tapë”.
E pyetur se si e ka menaxhuar situatën për të pasur një divorc të suksesshëm dhe për të nisur një marrëdhënie të re, Dembacaj tha:
“Unë mendoj që kur është një fëmijë në mes, çdo person i rritur me një logjikë normale duhet ta kuptojë se sa e rëndësishme është të komunikosh dhe të kesh procese natyrale.
Sepse si e mirë si e keqe, nëse fëmijën e çon në borë apo nga bora në diell, do ketë mahnitje si për mirë si për keq. Gjithsesi është traumë. Edhe ajo e bukura është traumë. Mendoj se nëse ke sinqeritet dhe nëse ke komunikim, ashtu zgjidhet çdo gjë.
Pra të këmbëngulësh të flasësh, sepse sidomos të vegjlit kanë nevojë për gjëra graduale. Këtë e quaj një proces shumë natyral. Mendoj se të jesh prind, nuk është thjesht më fali Zoti një fëmijë, por është detyra më e bukur në botë, por edhe më e vështira në botë”.