Alarmi i mjekut: Kjo gjë që bëni përditë rrit shanset ndaj infeksioneve

Infeksionet mykotike po përhapen gjithnjë e më shumë dhe kjo gjë vjen sidomos nga përdorimi i tepërt i pecetave higjienike.

Këto peceta përhapin infeksionet mykotike në pjesët intime. Sipas dr. Jason James, infeksioni mykotik zhvillohet në një mjedis të lagësht dhe për këtë arsye ka më shumë shanse të ndodhë gjatë periudhës së verës, nga pishinat ose deti, ose kur trupi ka akumuluar djersë në zonën intime.

Prania e lagështisë është një terren i mundshëm për zhvillimin dhe përhapjen e infeksioneve mykotike. Çdo vaginë përmban baktere, por shkatërrimi i balancës së pehashit krijon infeksionet.

Lagështia, ngrohtësia, dhe fërkimi çon në ndryshime të mundshme të pH dhe acarim, si dhe rrit mundësitë e përhapjes së infeksioneve.

Ajo që sugjeron Dr. James është të vishen të brendshme prej pambuku dhe të thara plotësisht.