Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin se Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për strehimin e af ganëve, që u rr ezikohet jeta nga ta lebanët.
Kreu i qeverisë bënë me dije se ishte ai vetë që në Samitin e NATO-s ngriti shqetësimin për jetën e afganëve, duke iu referuar si shembull i eksperiencës tr agjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë. Kryeministri nënvizoi më tej në samit se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës!
Agjencia Reuters raportoi më 13 gusht se Qeveria amerikane ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane.
Burimet i kanë thënë agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës favore ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve. Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se në Uashington ka shqetësime për aftësinë e Kosovës që të strehojë afganët.
Ambasada amerikane në Prishtinë dhe Qeveria e Kosovës nuk i janë përgjigjur pyetjeve nëse një kërkesë e tillë i është bërë autoriteteve në Prishtinë. Rama shkruan se shpreson që edhe qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht ndaj kësaj kërkese!