Meteorologjia e Meteoalb, Adiola Bami ka bërë të ditur se moti në fundjavë do të jetë me temperatura mesatarisht të larta, ku termometri do të shënojë 36 gradë celsius.
Zjarrfikësit do të vihen në vështirësi pasi, era me intensitet më të lartë në orët e pasdites, do e bëjë thuajse të pamundur shuarjen e vatrave , ndërsa reshje shiu ende nuk priten.
“Sot dhe nesër do mbetemi me temperatura të larta 36 gradë, ndërsa në zonat malore nga 29-30.
Gjatë orëve të pasdites do të ketë edhe rritje të intensitetit te erës çka do ta bëjë shumë të vështirë shuarjen e flakëve në vend. Nuk presim reshje”, tha Bami.