93 vjeçari nuk ndalet martohet me gruan e 5- të

Rupert Murdoch, majanti i medias ka kurorëzuar dashurinë e pestë në martesë këtë të shtunë më 2 qershor.

93 vjeçari i dha fund ‘beqarisë’ për herë të pestë me gruan e tij të re Elena Zhukova, 67 vjeç, biologe ruse në pension.

Sipas CNN, ceremonia martesore u zhvillua në vreshtin e tij në Bel-Air, Kaliforni. Ai u përfol se filloi të takohej me Elenën menjëherë pasi fejesa e tij me Ann Lesley Smith u ndërpre papritmas në prill të vitit 2023.

Murdoch është me origjinë australiane, është kryetar emeritus i News Corporation, ndërsa zotëron edhe agjencitë e lajmeve Fox News, Wall Street Journal, Sun dhe Times.