9 shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka nevojë te shkoje urgjent tek doktori

0
614

Teksa fëmija mëson të ecë dhe ngrihet mbi këmbët e tij, menjehere fillon të vrapojë dhe pastaj lëndimet mund të jenë të zakonshme.

Nëse ata janë duke luajtur në park, ju nuk mund t’i mbroni gjithmonë nga dëmtimi dhe shpesh i ngelin gunga në kokë.

Ndërsa shumicën e kohës, një përplasje nuk është asgjë për t’u shqetësuar dhe fëmija juaj është mirë, mjekët kanë zbuluar se 9 rastet kur goditjet në kokë mund të jenë serioze.

1. Dhimbje koke e përkeqësuar , konvulsione, bie pa ndjenja
2. Përkeqësimi i problemeve të syve , shikimi i paqartë ose i dyfishtë
3. Ndryshim jonormal i sjelljes
4. Marramendje , dhe të vjella të vazhdueshme
5. Mosfunksionim i ekuilibrit ose mpirje në këmbë dhe krahë
6. Qendrim i paqëndrueshëm në këmbë, të folur i paqartë
7. Kujtesa e dëmtuar, hutim dhe çorientim
8. Përqendrim i dobët
9. Diçka ju merakos për fëmijën tuaj.

Duhet të kërkoni gjithashtu këshilla mjekësore: “Nëse fëmija juaj është vigjilent dhe ndërveprues pas dëmtimit të kokës, por në atë moment nuk ishte ‘shumë ne rregull’ ose nuk u përgjigj siç duhet.”

Si të trajtoni një plagë të kokës
Kur bëhet fjalë për trajtimin e goditjes së kokës në shtëpi, mjekët thanë se ka shumë gjëra që do t’ju ndihmojnë.
Mbajtja e tyre e qetë dhe perqafuar është gjithashtu thelbësore dhe nëse kanë një plagë që rrjedh gjak, duhet të bëni presion për të paktën 10 minuta mbi te qe te mbyllet.
Gjithashtu duhet t’u jepni qetesues dhimbjeje nëse është e nevojshme dhe të aplikoni një komprese të ftohtë nëse fëmija juaj mund ta durojë këtë.

Perktheu A.C
shiko.news