8 Mënyra të shpejta dhe të lehta si të kursenir para.

8 Mënyra të shpejta dhe të lehta që mund të filloni të bëni tani për të kursyer para

Ekspertët tregojnë se si të kurseni ato qindarka shtesë, të tilla si ngrirja e ushqimit para se të skadojë, krijimi i një buxheti mujor dhe gatimi në grup. Madje edhe gjërat e vogla si fikja e të gjitha prizave kur dilni nga shtëpia mund të bëjnë një ndryshim masiv.

1-Mbushni karburant në pikën më të lirë
Bëni disa kërkime për të gjetur çmimet më të lira lokale të karburantit, në vend që të shkoni në një vend cfarëdo, mendoni se kudo nafta është e njëjtë.

2-Krijoni një buxhet mujor
Tani nuk është koha për të shpenzuar me bollëk – por të bëheni strategjik dhe ti përmbaheni shpenzimeve që keni llogaritur.

3-Mbani një arkë të vogël kursimesh me celes
Larg syve larg zemrës. Mbyllni paratë që kurseni në një kuti me celes dhe më pas zotohuni se do ta hapni atë vetëm në rast urgjence.

4-Provoni një fundjavë pa shpenzime
Vendosni një sfidë që të mos shpenzoni asnjë qindarkë për dy ditë. Kjo do të thotë që të mos blesh ushqime, as të bësh blerje impulsive por vetëm aktivitete që mund t`i bësh falas.

5-Mblidheni ushqimin dhe vendose në ngrirje
“Për të kursyer më tej, merrini këto vakte në punë për drekë në vend që të blini një vakt jashtë.”

6-Përdorni strategjinë e kursimit 50/30/20
Ndani të ardhurat tuaja në tre kategori të thjeshta: 50% për nevojat bazike, 30% për dëshirat dhe 20% për kursime.

7-Zbuloni uljet dhe sektorin e zbritjeve të supermarketit tuaj
Kjo do t`iu marrë pak kohë, por ia vlen ta bëni. Supermarketet zakonisht nxjerrin disa artikuj me çmim të reduktuar në një kohë të caktuar çdo ditë.

8-Planifikoni vaktet tuaja
Planifikimi i vakteve tuaja për javën në vijim është një zakon i shkëlqyeshëm për t’u përdorur. Jo vetëm që e shmang dëshirën për të vendosur se çfarë ju pëlqen të hani, por ka të ngjarë të reduktoni humbjet e ushqimit, si dhe të kurseni para.