72-vjeçarja habit te gjithe“Nisa te jetoj e bej qejf tani në pleqëri”.Burrin se kam

Një qytetare nga Tirana, Fatimja, duket se e ka shijuar më së shumti kujdesin e fëmijëve ndaj saj.

Në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo tregon se ka 3 vajza e një djalë dhe jeton në shtëpinë e këtij të fundit.

Fatimja shprehet shumë e lumtur për këtë sepse nusja dhe djali i saj kujdesen shumë për të dhe madje ka nisur të shijojë jetën në pleqëri.

Fatime: Jam shumë e lumtur për hyzmetin që më bëjnë fëmijët dhe nusja në shtëpi. Kam një çun të mrekullueshëm që në jetën time, në rini unë nuk kam bërë atë qejf, unë e kam bërë tani në moshën 72 vjeç se burri më ka ndërruar jetë.

Aldo: S’e kuptova, dhe njëherë, çfarë ke bërë?

Megi Latifi: Jetën e saj.

Aldo: Ah jetën, po.

Fatime: Jetën time e kam bërë tani në pleqëri.

Aldo: Po çfarë ke bërë tani në pleqëri?

Fatime: Ku s’kam dalë e ku s’kam bredhur.

Aldo: Vërtet?

Fatime: Po.

Aldo: Nga ke qenë mi?

Fatime: Ku s’kam vajtur. Të gjithë vendet e Shqipërisë.

Aldo: Je kënaqur.

Fatime: E kam atë çunin ma faltë Zoti, i ka dhënë Zoti një çun e një gocë.