Vitamina D është një ndër vitaminat më të rëndësishme e cila lidhet ngushtë me shumë funksione duke përfshirë: shëndetin e kockave, muskujve, dhëmbëve madje edhe sistemin tuaj imunitar. Në qoftë se trupi nuk furnizohet me këtë vitaminë në sasi të mjaftueshme, organizmi mund të përballet me një sërë problemesh shëndetësore që përfshijnë:
1. Dhimbje muskujsh
2. Dhimbje koke dhe marramendje
3. Infeksione të shpeshta
4. Shqetësime me aparatin tretës
5. Djersë e tepërt
6. Luhatje humori
Me pak fjalë, mungesa e vitaminës D është një nga mangësitë më të zakonshmet por që mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore. Nëse keni mungesa të kësaj vitamine, lajmi i mirë është se nëpërmjet një regjimi të thjeshtë ushqimor ju mund të furnizoni trupin mjaftueshëm me vitamin D. Dieta ushqimore duhet të përmbajë këto ushqime: të verdhë veze, peshk yndyror, salmon, ton, mëlçi viçi, drithëra etj.
SHIKO.NEWS