6 gatimet që “mburren” elbasanllinjtë.

Përgatitet me gjel deti, arra, me pak miell dhe me gjalpë. Merret një sasi e caktuar arrash, të cilat shtypen. Merret një sasi gjalpi, me të cilin skuqim miellin dhe arrat e shtypura. Më pas i hedhim lëngun e mishit të gjelit të pjekur, pak hudhra të shtypura dhe pak uthull dhe lihen të ziejnë. Mbas zierjes, ato ndahen në racione në tava të vogla balte dhe piqen në furrë. Mbasi piqen, nxirren nga furra, dhe përsipër i vendosim copat e mishit të gjelit të pjekur.

Tava me pestil

Gjellë dimërore. Përgatitet me mish dashi e zakonisht në tavë balte. Përbërësin kryesor përveç mishit ka qepën, e cila pasi grihet e shoqërohet me kripë e spec të kuq shtypet me dorë e shtrihet në tavë. I vihet mishi, vaji, pak oriz dhe pistil i ndarë në pjesë dhe futet në furrë.

Ballakume Elbasani

Ballakumja është ëmbëlsirë tradicionale e qytetit të Elbasanit. Aktualisht të gjithë Shqiptarët nga Jugu në Veri vijnë për të blerë ballakumen në qytetin e Elbasanit. Ballakumja është dy llojesh: ballakume brumi, që përgatitet me miell gruri dhe pak sheqer dhe tjetra është ballakume sheqeri, që në Elbasan është sinonimi i ditës së verës,m Përgatitja e saj është e tillë: në një tenxhere bakri, e posaçme vetëm për to, futen sipas radhës, duke u rrahur me lugë druri, gjalp i tretur, sheqer i shtypur, vezët një e nga një, maja, miell misri dhe finjë. Masa e fituar nga të rrahurit me lugë ndahet në pjesë në formë kokrrash të rrumbullakëta dhe futet në furrë. Sekreti i saj është rrahja me dorë dhe pjekja në furrë druri.

Bugaçet

Përgatitet me miell gruri, me ujë e kripë kthehet në brumë dhe lihet të vijë në kushte të ngrohta. Ndahet në kuleç dhe kthehet në petë duke i hedhur me dorë. Në çdo tepsi shtrohen tri peta, midis të cilave hidhet gjalpë. E pjekur në furrë, vendoset në një tepsi me gjalpë të nxehtë, pritet pjesë-pjesë dhe sipas kërkesës shërbehet e futur brenda në simite ose pite. Përdoret vetëm në mëngjes dhe ka qenë mëngjesi më i pëlqyeshëm. Ajo është një gatesë karakteristike vetëm e Elbasanit dhe gatuhet rregullisht prej dy shekuj.

Tava me kos (Tavë Elbasani)

Njihet si tavë Elbasani edhe jashtë trojeve të Shqipërisë. Përgatitet me mish qingji ose keçi, që pasi lahet, kripet dhe i hidhet vaj, vendoset në tavë balte e futet në furrë. Kur skuqet nxirret nga furra e pasi ftohet i hidhet lëngu që përgatitet në tas me vezë, miell e shumë kos. Futet përsëri në furrë dhe pasi skuqet nxirret nga furra dhe shërbehet e ftohtë. Përdoret më dendur në stinën e pranverës dhe të verës.

– Mysnik me kalastre –
“Mysnik me kalastre (e ardhur nga turqishtja ) gatuhet me zogj pule fshati, oriz, gjalpë, dhe ​perime të ndryshme. Mbasi kalastreni zihet me ujin e tij gatitet orizi, me gjalpë dhe kripë, e më pas me kalastrenin e zier futet në tavë, dhe piqet për 30 minuta në furrë druri. Një lloj gatimi tradicional që kushdo që e ka shijuar ka mbetur i kënaqur dhe është kthyer sërisht për të gatuar mysnikun me kalastre.