1. Letra aluminit për llustrim të sipërfaqeve. Merrni një copë letër alumini dhe rrotullojeni në një top. Më pas zhyteni në ujë dhe vazhdoni të llustroni sipërfaqet e kromit të motoçikletave dhe makinave. Nëse janë pak të ndryshkur, sigurohuni që ta zhysni fletën në një pije të gazuar si cocacola.
2. Mprehni gërshërët duke përdorur letër alumini. Mbani gërshërët të hapura në dorë dhe filloni të prisni shpejt një copë letër .
3. Mësoni macen mosngjitet në një banak -Shtroni mbi tavolinë letër alumini. Macet acarohen shumë nga zhurma që lëshon letra aluminit kur ata e prekin. Kështu shumë shpejt do të dekurajohen dhe do të ndalojnë së kërcyeri mbi tavolinë.
4. Shkëlqeni enet dhe gotat në pjatalarëse. Bëni një top letre alumini dhe vendoseni tek koshi luge-pirunjve, pastaj me një tabletë në pjatalarëse direkt aktivizoni ciklin. Folia e kombinuar me detergjentin do t’i bëjë takëmet dhe enët tuaja të qelqit të shkëlqyeshëm dhe pa vija.
5. Folje alumini për elektrifikim e rrobave. Metoda më efektive për të evituar elektrizimin e rrobave janë topat e aluminit. Një top i thjeshtë me letër alumini do t’ju ndihmojë të hiqni qafe pëlhurat e bezdisshme elektrizuese dhe të përmirësoni procesin e tharjes. Thjeshtë ta vendosni në lavatriçe së bashku me rrobat tuaja.Shiko.news