5 gjëra që duhet të bëni në shtepin tuaj përpara se të niseni me pushime

Përpara se të niseni për të hipur në aeroplan, është thelbësore të siguroheni që shtëpia të jetë përgatitur siç duhet për të shmangur çdo te keqe dhe surprizë të pakëndshme gjatë kthimit tuaj.

Ekspertja, Lizzie Beesley, specialiste e kuzhinës, theksoi se kuzhina është zona e vetme në shtëpi që kërkon më shumë përgatitje para pushimeve.

Mos harroni të fikni: ”Furrat, pjatalarësit, mikrovalët, lavatriçet aparatet e kafesë, tosteret dhe pajisjet e tjera të banakut në shtëpinë tuaj duhet të fiken përpara nisjes; pasi janë faktorët kryesorë për harxhimin energjisë elektrike, edhe kur lihen në prizë. Por sigurohuni që të mos e fikni frigoriferin ose ngrirësin ku keni futur ushqime por kryesore është pastrimi i frigoriferit dhe heqja e ushqimeve që do të prishen shpejt..”

Një nga “gabimet më të zakonshme shtëpiake”, janë rrjedhjet e ujit, pasi shkaktojnë dëme dhe shpenzime të konsiderueshme nëse lihen pa mbikëqyrje, prandaj mos harroni te mbyllni rubinetat e ujit.”

Mos harroni llumin e kafesë- Llumi i kafes mendohet si vendi i përsosur për shumimin e mykut dhe aromave dhe madje mund të tërheqin buburrecat.”

Zbrazni koshat – Jo vetëm që lënia e koshit vetëm për një periudhë të gjatë kohore do të shkaktojë erëra të pakëndshme, por gjithashtu do të tërheqë insekte me të cilët do të duhet të përballeni pas kthimit.

Lëreni lavastoviljen tuaj të hapur pak fare-kjo ben që çdo nxehtësi dhe lagështi të largohet, e cila mund të krijojë myk dhe mikrobe nëse lihet vetëm për një periudhë të gjatë kohore.

Jini të zgjuar me ndriçimin- “Përpara se të niseni për aventura, përpiquni ta bëni shtëpinë tuaj të duket e banuar për të penguar çdo vizitor të padëshiruar. Por këshillohet që të përdorni pengesa të tjera si sistemet inteligjente të sigurisë dhe bravat e përmirësuara të dyerve dhe dritareve për të rritur sigurinë e shtëpisë tuaj.”

UDHETIM TE MBARE