47.2 gradë. Kjo është temperatura e regjistruar në qytetin e Cordoba Montoro (Spanjë) të shtunën, në orën 17:10. Një rekord historik i temperaturave maksimale në Spanjë.
Vala e të nxehtit që po vuajmë këto ditë arriti pikën më të lartë në shtetin iberik, duke tejkaluar 46.9 gradë, që deri pardje temperatura më e lartë e regjistruar në Spanjë.
Rekordi i mëparshëm u fiksua më 13 korrik 2017, gjithashtu në Cordoba, por në këtë rast në aeroportin e provincës andaluziane.
Agjencia Meteorologjike Spanjolle (Aemet) tashmë kishte paralajmëruar gjatë javës se në një moment vale të të nxehtit të kësaj vere, rekordi për temperaturat maksimale mund të thyhej, diçka që ka ndodhur edhe në Europë me rekordin e vendosur nga Sicilia. Montoro ka qenë vendi ku merkuri ka regjistruar vlerën më të lartë.
Pikërisht pjesa e brendshme e Andaluzisë, së bashku me zonat Aragon, Murcia, Extremadura, Castilla-La Mancha dhe Madrid ishin në alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta. Vetëm zona Cantabrian, Galicia dhe zonat e bregdetit Mesdhe kanë shpëtuar nga vala e fortë e nxehtësisë.
Të hënën do të ketë një rënie të temperaturave në pjesën më të madhe të Gadishullit dhe Ishujve Balearikë, me Andaluzinë dhe juglindjen e vendit që do të regjistrojnë ende vlerat më të larta të temperaturës. Të martën do të ketë rënie të përgjithshme të temperaturave dhe vala e të nxehtit mund të përfundojë.