Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të kenë jetën më të mirë të mundshme.
Shumë prej tyre punojnë në mënyrë që të jenë në gjendje të blejnë lodra të reja për ta, të tjerë janë të rreptë sepse duan që fëmijët e tyre të disiplinohen dhe të orientohen drejt qëllimeve e të tjerë i vënë fëmijët para një zgjedhjeje që t’u mësojnë atyre si të marrin vendime.
Çdo familje ka mënyrat e veta të edukimit, por ka një gjë që të gjithë prindërit kanë të përbashkët: kur ata shikojnë pas, të gjithë duan të rregullojnë disa gabime që kanë bërë në të kaluarën.
Vitet e para të jetës së fëmijës janë një kohë magjike që ju duhet të gëzoni, sepse në të ardhmen mund të pendoheni për disa mundësi të humbura.
Një fëmijë i vogël që rritet shpejt nga një vogëlush në një person të pavarur realisht ka nevojë për kontakt të vazhdueshëm me të rriturit. E vërteta është se edhe prindërit kanë nevojë për këtë komunikim, por prindërit që punojnë kanë më pak kohë në dispozicion.
Zakonisht kur fëmijët luajnë me lodra, prindërit zgjedhin të bëjnë ndonjë punë në shtëpi, por mos e ktheni këtë në një zakon.
Nuk do të mund ta ktheni më kohën që keni humbur, prandaj përpiquni të jeni jo vetëm fizikisht të afërt me fëmijën tuaj, por edhe të bisedoni me ta. Gëzojuni kohës që kaloni së bashku.
Shkencëtarët kanë provuar rëndësinë e përqafimeve për shëndetin (për shëndetin moral dhe fizik) dhe ka shumë avantazhe të dukshme.
Ndonjëherë, prindërit nuk e bëjnë këtë për arsye të ndryshme dhe shumica e tyre iu mbajnë qëndrim fëmijëve për ndonjë gabim që kanë bërë.
Me kalimin e kohës, fëmija do të rritet dhe nuk do t’ju lejojë ta përqafoni. Ndaj, shijojini këto momente, sa të mundeni.
Sigurisht, asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse nuk bëni fotografi.
Ajo nuk do të ndikojë në gjendjen mendore të fëmijës, cilësitë e tij morale ose shëndetin e tij fizik, por ka shumë të ngjarë që në të ardhmen të kujtoni disa nga momentet më të vlefshme të jetës suaj dhe t’i ndani këto emocione me fëmijët tuaj.
Shumë prindër duan të kenë sa më shumë kujtime nga fëmijëria e të vegjëlve të tyre.
Ju kurrë nuk do të preferoni të shihni regjistrimin e një shfaqjeje, por e gjitha ajo që doni të shihni është një video kur fëmija juaj hodhi hapat e parë. Albumet e fotografive janë ende mënyra më e mirë dhe më e besueshme për të ruajtur fotot.
Këto janë kujtime të mrekullueshme. Ju lehtë mund të jetoni pa to, por është shumë më mirë sikur t’i kishit ruajtur.
Nuk po themi se nëse luani lojëra kreative me fëmijën tuaj, ata do të bëhen artista të mëdhenj ose muzikantë, por shanset ekzistojnë.
– Së pari, nëse përfshini fëmijën tuaj në shumë aktivitete të ndryshme, mund të zbuloni që ata kanë një interes të veçantë në një fushë të caktuar dhe se çfarë ata pëlqejnë. Më vonë mund të punoni në zhvillimin e aftësive të tyre.
– Së dyti, çdo lloj aktiviteti, për shembull, të lexuarit me zë të lartë me ta ose duke luajtur me lodra zhvillon inteligjencën, imagjinatën dhe pasuron fjalorin e tyre.
Prindërit me përvojë shpesh pendohen që nuk kanë vënë re talentet e fëmijëve të tyre, edhe pse disa aftësi mund të vërehen në një moshë shumë të vogël.
Tjetër gjë është ta kritikosh për një gjë të keqe që ka bërë dhe krejtësisht tjetër gjë t’i vërsulesh për gabime të papërfillshme.
Ekziston një mit popullor se sa më të larta të jenë pritshmëritë, aq më i suksesshëm bëhet personi, por në realitet, ju mund të merrni efektin e kundërt.
Dënimet për notat e këqija janë gjithashtu të dëmshme, ato vetëm mund të ulin suksesin e tyre të përgjithshëm në shkollë. Ndëshkojini dhe shpërblejini fëmijët tuaj vetëm për gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi.
Frazat si: “Je shumë i vogël për të vendosur” ose “Të rriturit i dinë më mirë këto punë” janë fraza shumë të pakëndshme, por fyerja e fëmijës suaj nuk është gjëja më e keqe që ndodh në këtë rast.
Fëmijët, mendimi i të cilëve shpesh është lënë pas dore, mund të rriten me shumë pasiguri.
Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë dhe të shprehë mendimin e tij. Është më mirë të diskutohen dëshirat e tyre dhe të shpjegohen gjërat, sesa të injorohen dhe të kufizohen.
Kujtimet e bukura nga fëmijëria janë gjërat më të vlefshme që askush nuk mund të na i marrë. Nëse një fëmijë po rritet në një atmosferë të shëndetshme dhe ka shumë përvoja të reja, kjo do të thotë se po zhvillohen në mënyrë aktive.
Fëmijët e lumtur e kanë më të lehtë t’i përshtaten jetës si të rritur dhe të fillojnë marrëdhënie të reja.
Prindërit janë gjithashtu shpesh nostalgjikë për kohën që kanë kaluar së bashku. Ndaj, kënaquni dhe mendoni se si ta bëni jetën tuaj më interesante. Sigurohuni që fëmija juaj të ketë sa më shumë momente të lumtura në jetën e tij.
Ka njerëz që duan të japin këshilla, edhe nëse janë të papërshtatshme dhe nënat e reja shpesh i dëgjojnë ato.
Kur të hasni në këta “ekspertë”, do të dëgjoni shumë informacione se si të vishni, ushqeni dhe edukoni fëmijën tuaj, por e vërteta është që ju jeni prindi tyre dhe ju e dini më mirë se çdokush tjetër çfarë është e mirë për fëmijën tuaj dhe çfarë nuk është.
Ju duhet gjithmonë të mbani anën e fëmijës suaj dhe t’i mbështetni pavarësisht gjithçkaje. Kur të kenë nevojë për mbështetje, ata duhet ta dinë se ju kanë ju.
Disa gjëra që nuk na duken të rëndësishme, mund të jenë me të vërtetë të rëndësishme për fëmijët tanë. Dhe të gjithë njerëzit (sidomos fëmijët) duhet të kenë dikë pranë vetes në momente të veçanta.
Edhe nëse ju duket sikur keni një arsye të fortë për të munguar në festën e ditëlindjes së fëmijës tuaj, mos e bëni asnjëherë. Në të ardhmen, do të pendoheni kur të kuptoni se sa ngjarje të rëndësishme keni humbur.
Gjejeni kohën për të dekoruar bashkë pemën, për të shkuar në teatër ose për të vizituar së bashku gjyshen. Të gjitha këto gjëra janë të rëndësishme. Dhe kur fëmijët të rriten, do t’ju mungojnë pamasë këto momente.