Një tërmet i fuqishëm i shkallës 5.8 rihter ka lekundur Kretën mëngjesin e sotëm duke lënë një person ka humburjeten dhe plagosur 11 të tjerë.
Sipas informacioneve nga mediat greke dy persona të tjerë janë bllokuar në një shtëpi në Arkalochori. Këta janë prindërit e presidentes së komunitetit të Arkalochori, Chrysoula Kegeroglou. Më shumë se 1.000 ndërtesa kryesisht prej guri në Arkalochori dhe zonat fqinje konsiderohen të papërshtatshme, sipas vlerësimeve fillestare. Ndërsa thuhet se ka edhe shumë dëmtime në infrastrukturë dhe rrejtet e furnizimit me ujë.
Ndërsa në pamjet e mëposhtme nga mediat greke dhe rrjetet sociale mund të shihen edhe momentet e para kur tërmeti goditi ishullin grek. Sipas dëshmive dhe mediave lokale siç dëshmohet nga videot që pasojnë tërmeti kishte një kohëzgjatje të gjatë dhe u ndje fuqishëm jo vetëm në Heraklion, por në të gjithë ishullin. Sekuenca e pas goditjeve është intensive pasi kanë ndodhur dridhje të forta, 3.8 dhe 4.5 Rihter.
video