Thursday, September 28, 2023
HomeRECETA GATIMISi të përgatisni gështenja të pjekura në mënyrën më të mirë. Ja...

Si të përgatisni gështenja të pjekura në mënyrën më të mirë. Ja nje hile!

Është koha e gështenjave dhe me recetën e teknikat e duhura ju mund t’i shijoni siç duhet së bashku me familjen tuaj.

Është e rëndësishme që gështenjat të piqen mirë dhe nga ana tjetër mos të jenë shumë të fortë për dhembët tanë. Atëherë si ta arrijmë këtë?

Ju nevojitet:

1 kg gështenja
1 litër ujë

Udhëzime për përgatitjen:
Merrni gështenjat dhe i bëni një prerje horizontale me thikë. I lini në një tas me ujë përreth 2 orë.
Ky proces shërben për t’i hequr më lehtë lëkurën pasi ato të jenë pjekur.
Pas kësaj i vendosni gështenjat sipër një pecete kuzhine apo qese letre e cila do të ndihmojë për të përthithur ujin.
Tani në një tavë ku keni vendosur një letër kuzhine, përhapni mirë gështenjat. I lini të piqen përreth 25-30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.
Sapo të jenë gati vendosini të pushojnë në një shportë ose tas për 15 minuta dhe i mbuloni me një leckë.
Në fund mund t’i shijoni gështenjat e pjekura, perfekte për këtë kohë!

Advertisingspot_img

Popular posts

My favorites

I'm social

0FansLike
0FollowersFollow
3,872FollowersFollow
0SubscribersSubscribe