Marina dhe Luana te dyja motrat ne tv Klan. Zbulohet programi i Luanës në Tv Klan

Lajmet se Luana Vjollca do të niste sezonin e ri në një ekran të ri, tashmë janë konfirmuar. Motrat Vjollca, tashmë do të kenë të dyja programin e tyre në ekranin e Tv Klanit. Marina, e cila prej disa sezonesh tashmë drejton ‘Klanifornian’ çdo të shtunë, ndërsa Luana, duke nisur nga sezoni i ri do të ketë hapësirën e saj të premten mbrëma.

Lajmi është konfirmuar nga Tv Klan, i cili këtë sezon vjen me një larmi programesh, një prej të cilave edhe ai që do të moderojë Luana Vjollca. “Luana po përgatit një shoë të madh televiziv që do të transmetohet çdo të premte për publikun shqiptar. Emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe shoëbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që starton së shpejti” – shkruan Tv Klan.