Nje histori e bukur dhe prekëse: Mos i lini të vetëm të moshuarit

“Jam duke pirë nje gote uje në ballkon dhe një zonjë e moshuar përballë shtëpisë sime, është duke shtruar tavolinën për të ngrënë darkë. Ajo dëgjon zhurmat e makinave që kalojnë në rrugë dhe mban pirunin në dorë. E përshëndes me dorë dhe i them “Të bëftë mirë darka” thuajse në heshtje, për të mos u dukur si një i çmendur. Edhe ajo më përshëndet dhe më falënderon. Kushedi se çfarë ka ndodhur me të dhe familjarët e saj, pasi jeton e vetme.

Çdo vakt e shtron tavolinën vetëm për vete. Ndonjëherë edhe gabon dhe vendos dy pjata në vend të njërës, por pastaj qesh me vete dhe e lë pjatën sërish në tavolinë. Mendoj se sa gjëra dhe sa persona ka humbur ajo në jetë, ndërkohë që e shoh të konsumojë darkën. Ne mund ta kemi gjithë historinë e dikujt përpara syve, dhe sërish të mos e kuptojmë atë. Ndonjëherë harrojmë se për persona të tillë, edhe një përshëndetje mund të bëjë diferencën.

E lë atje, futem brenda dhe mendoj se sa shumë poezi janë të fshehura pas asaj tavoline me vetëm një pjatë, dhe pas mundimit për ta shtruar atë tavolinë çdo vakt. Mos i lini të vetëm të moshuarit. Ata kanë shumë histori për të treguar. Kanë kaq pak jetë, për t’u kapur fort pas saj…” – Francesco Cristoforo.

Marrë nga bota.al