I riu hidhet nga ballkoni diten e sotme dhe humb jeten

0
2032

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poliçan paraditen e sotme. Sipas njoftimit të policisë mësohet se një 30-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte dhe si pasojë ka humbur jetën teksa ishte duke u transportuar drejt spitalit.

Shtetasi me ininciale F.D, sipas familjarëve vuante prej kohësh nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qëndër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.I riu hidhet nga ballkoni diten e sotme dhe humb jeten