“Vjehrri shkoi në gjykatë për të na ndarë”Balerina tregon si me ngacmonin shoket e burrit

Ish balerina e njohur Linda Kalemi ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. Ajo ka treguar se është ngacmuar nga shokët e ish-bashkëshortit, si dhe drejtues të institucioneve, madje deri në prekje.

Kalemi ka thënë në një intervistë për “ABC Neës” se do t’i nxjerrë në një të ardhme inicialet për të luftuar fenomenin, me të cilin hasen shumë gra në ditët e sotme.

“Më kanë prekur, më kanë tërhequr, deri në sforcime. Jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga shokët më të afërt të bashkëshortit tim. Se unë ish-in bashkëshort e quaj, pasi është babai i fëmijëve të mi dhe njeriu më i rëndësishëm.

Edhe sot, unë kam thënë në mediat sociale që do t’i nxjerr në të ardhmen me inciale, sepse dua t’i botojë këto në atë mënyrën time. Këto janë fenomene shoqërore dhe unë dua t’i luftoj këto. Edhe unë në fund të jetës jam, kështu që pse mos të shprehem.

Unë jam viktimë e një drejtuesi të një institucioni, gjë që doli në gjyqin e parë dhe kjo gjë u bë spontane. Vetë vjehrri u detyrua nga gjykata dhe tha po. ‘Mua informacionin negativ ma dha drejtori i Teatrit dhe Operas së Baletit’ dhe tha emrin. Kjo deklaratë është thënë në gjyq, mua nuk më pëlqejnë thashethemet, janë gjëra reale që duhet të ballafaqohen”, u shpreh Linda Kalemi.