Foto/Në shtëpinë e “Shehrezades”, sa bukur qe e ka me tre vogëlushë

0
382

Aktorja turke Berguzar Korel e njohur si “Shehrezade” dhe bashkëshorti i saj aktori Halit Ergenç i njohur për rolet tek “Sulejmani i madhërishëm” apo tek “Babil”, pak ditë më parë u bënë prindër për herë të tretë. Pas dy djemve, çifti më në fund u bekua me një vajzë dhe fotot me të voglën nuk i kanë kursyer në rrjete sociale.

Madje këtë të diel Berguzar ka postuar një foto nga shtëpia ku shfaqet me njërin prej djemve dhe vajzën. Ajo tregon se këtë të diel e ka nisur bukur dhe uron që kështu ta ketë çdo të diel.