Burri perfudnon ne spital diten e sotme pasi gruaja e godet keq

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat. Megjithatë një 61-vjeçar ka përfunduar në spital dje në mëngjes, pasi dyshohet se u sulmua nga gruaja, në shtëpinë e tyre në rrugën “Stambolli” në Prishtinë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit, ku pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, gruaja dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, me grushte në kokë e duke e goditur edhe në organe gjenitale.

Sinjali mëson se e dyshuara 56-vjeçare i ka shkaktuar shqetësim të madh burrit të saj, i cili vendosi ta denoncojë në Polici, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

E dyshuara është shoqëruar në stacion për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.