Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare doktor dhe specialisti i njohur

0
5154

Ka ndërruar jetë, Dr. Agron Lecaj, specialist i Radiologjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, transmeton Gazeta Shneta.

Në njoftim bëhet e ditur se Dr. Lecaj, specializimin e përfundoi në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, në degën e Radiologjisë.

Dr. Lecaj i shërbeu qytetarëve të Plavës dhe Gucisë për vite me radhë.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta Dr. Agron Lecaj, i lindur në vitin 1967- 10.11.2022

Dr. Lecaj me prejardhje nga Martinaj i Malit të Zi, specialist i Radiologjisë.

Specializimin e përfundoi në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, në degën e Radiologjisë.

Dr. Lecaj i shërbeu qytetarëve të Plavës dhe Gucisë për vite me rradhë.

Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.