E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Eni Çobani iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve dhe një ndër ishte nëse bëhet bashkëshorti i saj xheloz apo jo.
Eni tregoi se bashkëshorti i saj nuk shpreh xhelozi ndërsa kur është i m ërzitur ajo ka metodat e veta.
Qytetari: A bëhet xheloz bashkëshorti juaj dhe si e merrni me të mirë kur ai mer zitet.
Eni Çobani: Aveniri është një natyrë që të paktën para meje nuk e ka treguar kurrë xhelozinë sepse e ka treguar vetë jeta ime. Unë jam një njeri që prezantohem në pjesën më të madhe të ditës edhe të jetës vetëm, por duke ditur që kam një njeri si Aveniri që më pret gjithmonë në shtëpi krahë hapur, buza gaz dhe vetëm me një pyetje që a je lodhur. Kështu që normalisht një njeriu të tillë përveçe t’i japësh dashuri, nuk ke se çfarë t’i thuash tjetër, por që xhelozi nuk më ka shprehur. Ndoshta ka dhe unë nuk di ta them, por duhet pyetur ai. Kur ai mërzitet kam metodat e mia (qesh). Qetësia, mospërgjigjia në momentin në të cilin t’i bën një debat. Të tërë bëjmë debate, nuk diskutohet, kemi mendime të ndryshme, por unë në fund qesh dhe e harrojmë atë që thamë. Ai është më tolerant se sa unë, unë jam më pak kokfortë në vendimmarrjet e mia, ndërkohë ai është më i lirshëm, më tolerant, i shikon të dyja anët e medaljes.