Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani.
Mësohet se Harasani vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.
Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!
Detaje per ceremonine e lamtumires se fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.