Klubi i futbollit Kukës ben me dije se është ndarë nga jeta vëllai i presidentit Safet Gjici dhe administratorit Lavdrim Gjici.
Verilindorët e kanë nisur ditën me një mesazh ngushëllues, për ndarjen nga jeta në moshë të re të njërit prej vëllezërve Gjici.
“Në emër të stafit teknik, stafit administrativ dhe futbollistëve, FK Kukësi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Nderit, z. Safet Gjici, administratorit të klubit, z. Lavdrim Gjici dhe të afërmve për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tyre.
Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe u prehtë në paqe shpirti i tij”, njofton Kukësi.