Dhimbjet e fytit mund të jenë të pakëndshme dhe ndonjëherë të dhimbshme, por ka gjëra që mund të bëni për ta qetësuar, duke përfshirë edhe testimin e këtij ilaçi të thjeshtë shtëpiak që premton ‘lehtësim të menjëhershëm’
Prisni një domate në copa – i cili ka likopen, një antioksidant i fuqishëm anti-inflamator. Shtoni 2 lugë gjelle mjaltë – shërues i natyrës që qetëson dhe rigjeneron indet.
“Shtypni lëngun e 1 limoni për të luftuar viruset dhe bakteret.
Hani copat e domates të lyera me mjaltë dhe lëng limoni për lehtësim të menjëhershëm.
Nëse dhimbja kthehet, përsërisni ilaçin ditën tjetër! Thjeshtë, shpejt, dhe tepër efektive”.
Nuk është sekret që domatet mund të jenë shumë të mira për ju. Plot me antioksidantë, mund të ndihmojë në luftimin e disa sëmundjeve pasi është i pasur me likopen, i cili lidhet me përmirësimin e shëndetit e njeriut.
Ndërkohë, disa studime tregojnë se mjalti gjithashtu përmban përfitime të mundshme shëndetësore, nga vetitë anti-inflamatore dhe antibakteriale për të ndihmuar në trajtimin e plagëve dhe infeksioneve. Gjithashtu Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon mjaltin si një ilaç natyral për kollën.
Sa i përket limonit, ka një mori përfitimesh. Para së gjithash, ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila mund të ndihmojë në imunitetin, shërimin e plagëve dhe luftimin e infeksionit. Gjithashtu limonët përmbajnë kalium i cili ndihmon muskujt dhe nervat të funksionojnë siç duhet.
Per me shume shikoni videon
Keshilla te tjera si te qetesoni dhimbjen e fytit ne kushtet e shtepisë
Gargara me ujë të ngrohtë e të kripur (fëmijët nuk duhet ta provojnë këtë)
Pirja e shumë ujit
Ngrënia e ushqimeve të ftohta ose të buta
Shmangia e pirjes së duhanit ose vendeve me tym
Thithja e kubeve të akullit, ëmbëlsirave të akullit ose ëmbëlsirave të forta – shmangni me fëmijët e vegjël për shkak të rrezikut të mbytjes. SHIKO.NEWS