Reality-show më i ndjekur në trojet shqiptare “Big Brother” tashmë është kthyer në temë të përditshme, e madje çdo konkurrent përbën lajm.
Kjo ka bërë që ndjekësit e rregullt të këtij formati të jenë vigjilentë ndaj çdo lloji detaji, qoftë edhe ato më të vogla.
Së fundmi, në llogarinë e Instagramit të Olti Currit një ndjekëse i dërgon një video nga ku duket qartë një detaji i rëndësishëm i bisedës së Monikës me Arjolën.
Në këtë bisedë, Monika dëshmon që ka folur me vajzën, detaj ky që bie ndesh me rregullat e programit.
Kështu, duket sikur Arjola ia bën me shenjë aktores, duke i lënë të nënkuptojë që është duke thënë gjëra që nuk duhet.
“Besoj ke folur në ëndër. Ti nuk mbush fare.”- ka shtuar ajo, mesa duket për të dalë nga situate, sipas ndjekësit të Olti Currit.