Aldi Rama i cili mori jeten më 28 shtator efektivin e policisë Saimir Hoxha pas kontrollit për parcelat në Kune Vain duket se kishte një mllef të mëparshëm ndaj tij. Sipas “Reporttv” oficeri Hoxha e kishte arrestuar në flagrancë Ramën dhe kishte bërë gati edhe dokumentet për prokurorinë për t’u ndjekur penalisht. Ky procesverbal për arrestimin e 21-vjeçarit Aldi Rama është firmosur nga vetë oficeri Hoxha dhe dy kolegë të tij.
Ka dyshime se vendimi për Saimir Hoxhën nuk ka qenë i momentit për Aldi Ramën, por ka ardhur prej mllefit që ka patur ndaj tij pasi ka qëlluar.
Procesverbali që Hoxha kishte bërë për Ramën i është bashkuar kallëzimit që Aldi Rama kishte bërë pak javë para se të ndodhte ngjarja. Në lidhje me këtë procedim janë marrë në pyetje efektivë dhe oficerë të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.