Zamira Kita kujtoi momentin e vështirë të humbjes së vëllai, që dhimbje që aktorja thotë se “nuk shuhet kurrë”.
“Vëllai pati një problem me mëlçinë. Vuajti 10 vite. Kur sëmundja i agravoi shumë, ai donte shumë të jetonte, bëmë të pamundurën, nuk e shpëtuam dot. E humba vëllanë. Është një nga dhimbjet më të mëdh të jetës sime që nuk shuhet. Është një dhimbje që nuk tretet kurrë. Ne kemi dhe mamin, që është 82 vjeçe. Unë dhe motra përpiqemi ta gëzojmë shumë, duam që të mos i mungojë asgjë sa kohë që të jetë në jetë, por vëllanë nuk ia zëvendësojmë dot”, tregoi aktorja në studion e “S’e Luan Topi”.
Me lotësh, ajo flet për nipin dhe mbesën, fëmijët që vëllai la pas e që ajo thotë se i do shumë.
“Kam dhimbje për ata. Përpiqem që të mos u mungojë asgjë. Dua t’u them që i dua shumë”.
Në “S’e Luan Topi”, Kita u surprizua nga një mesazh zanor i vajzës, që nuk del kurrë në ekran për shkak të problemit shëndetësor. Kërkim falja dhe shprehja e dashurisë bëri të qajë aktore:
“Mami të falenderoj që më solle në jetë dhe më rrite me kaq shumë dashuri dhe përkushtim. Të falenderoj që je gjithmonë e kuptueshme dhe pranë meje sa herë që unë kam nevojë. Të kërkoj falje për të gjitha ato herë që mund të të kem mërzitur dhe lënduar padashur. Ti e di që unë të dua pafund, edhe pse jo shpesh e shpreh”.