Këngëtarja Xhesika Polo u përfshi nga komente të shumta në rrjet pas një imazhi të shkrepur gjatë interpretimit të këngës së saj në Festivalin e 59 të Këngës në RTSH.
Fotoja që shikoni tregon zbulimin e tepruar të trupit të këngëtares.
Edhe fotoja tjetër që prezanton vetë këngëtarja është po ashtu një zhveshje e tepruar për disa njerëz.
Xhesika në komentin e saj thotë se fotoja që po qarkullon në rrjet është dashakeqe.
“Më vjen keq për mendjen e sëmurë që tregon ajo foto e bërë në atë mënyrë, thotë Polo duke pranuar se nuk është montazh.
“Ndjesia e vetme që morën nga kënga ime ishte të shkretin me vrap këtë foto dashakeqe që të ndiheshin pak më mirë për veten”.
Polo thotë se veshja e saj nuk ishte transparente. /noa.al/