Për Arbana Osmanin dhe partnerin e saj Eduard Grishajn është një ditë e veçantë, pasi i vogli i tyre feston ditëlindjen e parë.
Në një ditë kaq të veçantë nuk kishte si të mungonte dhe një urim me fjalë të ndjera nga mami Arbana.
Ajo për urimin ka zgjedhur disa nga fotot më të ëmbla teksa shkruan “Gëzuar ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që më risolli besimin se mrekullitë egzistojnë dhe se Dielli mund të lindë sërish. Më ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë mama!”.