Vlerat dhe vitamiat qe ka nje kokerr veze

Vezët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale të cilat janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Vitamina A e përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, sistemit imunitar dhe të parit.

Vitamina B2 e përmirëson efikasitetin e energjisë, rrit nivelin e rruazave të kuqe të gjakut, e përmirëson shikimin dhe punën e sistemit nervor. Vitamina B5 e përmirëson shfrytëzimin e energjisë dhe funksionet kognitive.

Vitamina D e ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe e përmirëson absorbimin e kalciumit. Vitamina E përmirëson shëndetin e sistemit riprodhues, sistemit nervor dhe muskujve.   Anila Kalleshi