Nje lajm i mire nga Greqia vjen pasi ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal.
Jane urdheruar drejtoritë e emigracionit të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020 ndaj te gjithe kane kohe dhe disa muaj.
Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar proçedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banësës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.
Procedura kryhet brenda 48 oreve nga dita e dorëzimit të dokumentave Që prej fillimit të kësaj proçedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë,shumica derrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë.
Shpresojm te behet me mire dhe lehtesime per te gjithe Shqiptaret.