Ministria e Shëndetësisë jep lajmi e mire ku mesohet se numri i te infektuarve eshte ne ulje diten e sotme dhe ky eshte nje lajme qe na inkurajon dhe na ben te shpresojme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive dhe shpresojme qe kjo shifer te bie dhe me shume.
Ndaj ju lutemi te jeni te kujdesshem dhe te mbani maskat dhe te perdorni disinfektuesit.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.
Tregohuni vigjilent dhe ruani veten tuaj dhe familjen tuaj.