Një video e hersheme e familjes së kryeministrit Edi Rama po qarkullon në rrjetet sociale e cila është xhiruar që në vitin 1973.
Aty shihet një moment nga kthimi i Kristaq Ramës, atëherë deputet, i nga një udhëtim pune në Durrës. Derën ia hap bashkëshortja Aneta, ndërsa i pari që e pret me një përqafim të ngrohtë është djali i vogël Olsi, atëherë vetëm 4 vjeç.
Në shtëpi ndodhet edhe Edi Rama, 9 vjeç, i cili ndryshe nga i vëllai, është i fokusuar te detyrat e shkollës, për të cilat e ndihmojnë edhe babai me nënën.
Teksa Edi bën detyrat, i ati zhvillon një bisedë me nënën e tij, gjyshen e kryeministrit të sotëm, ndërkohë që Aneta i shtron tryezën për të ngrënë, pas një dite të ngarkuar pune.