Dy vëllezër kanë lindur me një defekt te rrallë në zemer që prek një në 1milion njerëz dhe tashmë po luftojnë me jetën.
Djali i madh, pesë vjeç dhe i vogli tre vjec, të dy kishin nevojë për një operacion kompleks kur kishin vetëm disa ditë jetë.
Prindërit që janë të dy rreth të 30-ve thanë se djemtë e tyre kishin ndihmuar njëri-tjetrin gjatë qëndrimeve në spital pasi kishin qenë tepër të rrezikuar.
Prinderit thonë: “Na u tha se nuk kishte asnjë lidhje gjenetike dhe se ne thjesht kishim qenë tepër të pafat.”
Djali i madh u diagnostikua me stenozë aortale – ku valvula kryesore e aortës është shumë e ngushtë dhe ai u fut ne operacion per ta nderruar atë.
Më vonë ata zbuluan edhe djali i vogel ka një gjendje tjetër të quajtur sindromi hipoplastik i zemrës së majtë , ku ana e majtë e organit nuk zhvillohet siç duhet.
Nëna thotë se vëllai i madh e ka ndihmuar të voglin të përballet me dy operacione në zemër të hapur, por ndoshta më vonë ai mund të ketë nevojë për një transplant.
Tashmë dyshja, e fotografuar me veshjet e tyre të Anglisë përpara Euro 2024 , po kënaqen duke luajtur footboll dhe shëtisin duke ngarë biçikletat së bashku. shiko.news