Vellai i Liridones eshte shprehur sot ne emisionin “Shqipëria Live” ka folur pse Naimi mund ta kete vrare Liridonen.
Ai ka thene se:“Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte të na shihte të dobët.
Nuk doja të dyshoja tek kunati sepse me dukej e pabesushme të ishe ai vrasësi, me thonin dysho por diçka brenda meje më ndalonte, sjelljen e tij e justifikoja duke thënë se e ka nga tronditja e madhe sepse dhe ai ka humbur gruan.
Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur, natën pas vrasjes i kishim më shtëpi dhe e kërkonin sepse nuk flinin dot pa të.
Momentalisht fëmijët i kanë gjyshit(prindërit e Naimit)
Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona.
Arsyeja e vrasjes sipas nesh është siguracioni i saj i jetës që vlente 20 milion euro.”- tregon Leonardi për gazetaren Luciana Hulej.