Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk mungojnë kurrë në ‘Big Brother Vip’.
Ndërsa kujtojmë një prej tyre, ai mes Einxhelit dhe Sabianit, ndërsa ky i fundit e cilësoi si ‘shejtan’ moderatoren, e më pas nisi edhe një ‘luftë’ mes tyre!
Vajza e Sabianit, Kejsi Medini, e cila suporton në çdo moment babin e saj dhe sidomos tani gjatë eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, ka reaguar pas këtyre ‘tensioneve’!
Kur i ati ka debate, padiskutim që çdo ‘armik’ i tij brenda shtëpisë është edhe i saj! E së fundmi, Sabiani duket se nuk po shkon mirë me Einxhelin dhe teksa ka publikuar një foto të kësaj të fundit, Kejdi krahas ka shkruar:
“O Sabiano i ke bërë fantazmat me fol me vete… ah sa po përmbahem mos të them diçka më tepër”.