Urologu tregon si duhet të urinojnë burrat për të shmangur problemet me prostatën

Urinimi në këmbë është si një tipar dallues i të qenit burrë, por kjo shpesh mund të çojë në komplikime shëndetësore te disa meshkuj.

Ky “luks” sjell disa rreziqe dhe thonë se është koha e duhur që burrat të mësojnë të urinojnë ulur ose përndryshe do të vuajnë pasojat afatgjata shëndetësore.

Urinimi ulur rekomandohet për burrat, veçanërisht për ata me probleme të prostatës, pasi u lejon atyre të urinojnë me forcë më të madhe, zbuloi një studim i vitit 2014 nga Qendra Mjekësore e Universitetit Leiden në Holandë.

Nga ana tjetër, studimi vuri në dukje se qëndrimi në këmbë për të urinuar, stimulon muskujt në pjesën e poshtme të barkut, të legenit dhe shtyllës kurrizore që e bëjnë urinimin akoma edhe më të vështirë.

Studime të mëtejshme kanë zbuluar se urinimi ulur gjithashtu ndihmon meshkujt që kanë prostatë më të madhe të ulin rrezikun e komplikimeve të tjera që lidhen me të, si gurët në fshikëz dhe cistet. SHIKO.NEWS